Mesazhe të rreme për gjoba trafiku, Policia jep udhëzime urgjente

0%

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar ndaj një vale të re mesazhesh mashtruese që po shpërndahen në emër të rremë të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, është identifikuar një SMS mashtrues që pretendon se qytetarët kanë gjoba trafiku të papaguara dhe i fton ata të klikojnë në linqe të ndryshme për të kryer pagesa apo për të marrë informacione shtesë.

Policia ka theksuar se ky mesazh nuk është zyrtar dhe ka apeluar që qytetarët të mos klikojnë në linqe të dyshimta, të mos japin të dhëna personale apo bankare dhe të shmangin hapjen e faqeve që kërkojnë pagesa përmes mesazheve telefonike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Autoritetet këshillojnë që në rast se pranoni mesazhe të tilla, t’i fshini menjëherë, t’i raportoni tek institucionet përkatëse dhe të kontaktoni bankën nëse keni ndarë ndonjë informacion financiar. Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të raportojnë rastet përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar në numrin emergjent 192.

Burimi: Telegrafi