Mbappe synon shkëlqimin në ndeshjen jubilare për Francën

0%

Shpërndaje në: Franca luan kundër Irakut në Philadelphia në ndeshjen që nis të hënën nga ora . Dueli ndaj irakianëve mund të jetë tjetër rast i mirë për superyllin, Kylian Mbappe.

Sulmuesi i Real Madridit do të bëjë paraqitjen e tij të 100-të për Francën, pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i francezëve me dy gola kundër Senegalit në kuadër të ndeshjes së parë të Grupit I të Kupës së Botës. Mbappe për Francën i ka 58 gola, ndërsa synon të tjera rekorde në Kupën e Botës.

Me dy golat e shënuar kundër Senegalit, Mbappe e çoi në 14 numrin e golave të shënuar në Kupën e Botës. Ka dy më pak se Miroslav Klose dhe Lionel Messi, i cili shënoi “hat-trick” kundër Algjerisë. Me fitore, Franca mund ta siguroj vendin e saj në 1/32 e finales, pavarësisht rezultatit të ndeshjes ndërmjet Norvegjisë dhe Senegalit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vetëm një rezultat tjetër, do t’i detyronte francezët të prisnin përballjen kundër Norvegjisë për të siguruar kalimin tutje. Irakun e pret një mbrëmje e vështirë. Mund të bëhet shteti i parë aziatik që pëson humbje në secilën nga pesë ndeshjet në histori të Botërorit.

Burimi: Koha