Gara e të pangopshmëve

0%

Armatosen. Vrasin. Pushtojnë. Djegin, shkatërrojnë — rrugë që vetëm në varre çojnë. U tret njerëzorja, humanizmi, miqësia; në sipërfaqe doli interesi dhe egërsia. Më lehtë merren vesh kafshët mes vete se sa njeriu me njeriun. Botë e shfrenuar, botë e degjeneruar, të fuqishmit në garë: kush më shumë po rrëmben e rrënon. Dikush dehet nga luksi e sevdaja. Dikush vdes nga uria.

Njeriu për njeriun jo ujk, por mortajë: prangos, plagos, dhunon, vret e miliona zemra helmon. Fare nuk pendohet, por prapë planifikon krim të ri. Njeriu — qenia më e përsosur dhe më e pamëshirshme e rruzullit tokësor. Arif Ejupi Gjenevë, Shënim i autorit: Kjo poezi lindi nga një pamje konkrete në Gjenevë, gjatë kohës kur në Evian të Francës mbahej samiti i G7.

Miliona u shpenzuan për vendosjen e grilave mbrojtëse në dyqane, banka dhe objekte të tjera, për t’u mbrojtur nga të pastrehët, të uriturit dhe të zemëruarit, ndërkohë që bota vazhdonte të përballej me luftëra, uri, padrejtësi dhe pabarazi të thellë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot