​FSK teston gatishmërinë e ushtarëve, realizohet gara ekipore “Forca 2026”

0%

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar garën ekipore “Forca 2026”, një aktivitet i organizuar nga Komanda e Logjistikës në bashkëpunim me dy regjimentet e saj, në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve për vitin 2026. Gara u zhvillua në katër disiplina të ndryshme dhe mblodhi shtatë ekipe nga Komanda e Logjistikës dhe njësitë e saj vartëse.

Sipas FSK-së, qëllimi i aktivitetit ishte testimi i përgatitjes fizike dhe qëndrueshmërisë luftarake të pjesëtarëve të njësive. Gjatë garës, pjesëmarrësit demonstruan nivel të lartë profesionalizmi, disipline, përkushtimi dhe gatishmërie fizike, duke dëshmuar rëndësinë e stërvitjeve të vazhdueshme dhe të punës ekipore në përmbushjen e detyrave ushtarake.

Aktiviteti u përmbyll me shpalljen e ekipeve më të suksesshme dhe ndarjen e mirënjohjeve për pjesëmarrësit. Sipas organizatorëve, gara pasqyroi frymën e konkurrencës së ndershme, profesionalizmit dhe bashkëpunimit ndërmjet pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi