Messi i afrohet rekordit historik në Botërorin 2026

0%

Pas tripletës në ndeshjen e parë të Kupës së Botës 2026 ndaj Algjerisë, kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, ka bërë një hap të madh drejt rekordit historik të golashënuesit më të mirë në historinë e turneut. Me golat e shënuar, Messi ka arritur kuotën prej 16 golash në Kupën e Botës, duke barazuar legjendën gjermane Miroslav Klose, i cili prej vitesh mbante rekordin në garën e meshkujve.

Tani, për t’u bërë golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit si në konkurrencën e meshkujve ashtu edhe në atë të femrave, Messit i nevojiten edhe dy gola të tjerë. Rekordi absolut aktual i përket brazilianes Marta Vieira da Silva, e cila ka shënuar 17 gola në Kupat e Botës dhe e ka mbajtur këtë rekord për vite me radhë.

Messi, i cili vazhdon të shkëlqejë edhe në këtë fazë të karrierës së tij, tashmë është shumë pranë një tjetër arritjeje historike në skenën më të madhe të futbollit botëror.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot