De la Fuente: Është çmenduri të vihet në dyshim kjo skuadër

0%

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, ka reaguar ashpër ndaj kritikëve pas fitores bindëse 4:0 ndaj Arabisë Saudite në Kupën e Botës 2026, duke e cilësuar si “çmenduri” vënien në dyshim të ekipit të tij.

Spanja ishte përballur me kritika të shumta pas barazimit zhgënjyes 0:0 ndaj Kepi i Gjelbër në ndeshjen e parë të Grupit H, rezultat që kishte ngritur pikëpyetje rreth aftësisë së “Furisë së Kuqe” për të shkuar deri në fund të turneut. Megjithatë, rikthimi i Lamine Yamal në formacionin titullar dhe paraqitja dominuese kundër Arabisë Saudite rikthyen besimin te kampionët e Evropës.

“Mendoj se është çmenduri të vihet në dyshim kjo skuadër. Jemi 33 ndeshje radhazi pa humbje. Mund të kesh ditë më të mira ose më të këqija, por të dyshosh te kjo gjeneratë e futbollistëve të rinj me një të ardhme të ndritur është e padrejtë”, deklaroi De la Fuente. Trajneri spanjoll shtoi se kritikat kanë shërbyer si motivim shtesë për lojtarët e tij. “Askush nuk kënaqet kur kritikohet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Natyrisht që krenaria e tyre u prek, sepse ato komente nuk pasqyronin realitetin. Kjo skuadër mund të luajë edhe më mirë se kaq dhe e ka dëshmuar këtë edhe më parë”, u shpreh ai. Një nga protagonistët kryesorë të fitores ishte Mikel Oyarzabal, i cili realizoi dy gola dhe dhuroi një asistim në pjesën e parë.

Sulmuesi kishte qenë në qendër të kritikave pas ndeshjes me Kepin e Gjelbër, ku pati shumë pak prekje të topit në minutat e para. De la Fuente e mbrojti fuqishëm futbollistin e tij, duke theksuar rëndësinë që ai ka për ekipin. “Njerëzit që e njohin futbollin e vlerësojnë shumë. Fatkeqësisht, ka të tjerë që mendojnë se ai nuk ka ndikim të madh. Ndikimi i Mikelit në skuadër është gjigant.

Jam i bindur se ai mund të hyjë në histori të futbollit spanjoll. Shifrat e tij janë të jashtëzakonshme” , deklaroi trajneri. Pas dy ndeshjeve, Spanja kryeson Grupin H me katër pikë, ndërsa Arabia Saudite ka një pikë. Në xhiron e fundit të fazës së grupeve, spanjollët do të përballen me Urugain në një ndeshje që pritet të jetë vendimtare për renditjen përfundimtare në grup.

Burimi: Bota Sot