Shpërndaje në: Altin Bytyçi është futbollisti më i ri i kampiones së Kosovës, Dritës. Drita të hënën njoftoi për zyrtarizimin e transferimit të qendërmbrojtësit, Bytyçi. 25-vjeçari së fundi ishte pjesë e Partizanit të Tiranës. Ai pjesë e Partizanit ishte nga viti 2023 kur u transferua nga Kukësi për 95 mijë euro. Bytyçi karrierë ka bërë edhe te Besa e Pejës dhe Laçi.
“Bytyçi, qendërmbrojtës nga Kosova, i bashkohet klubit tonë për të forcuar repartin defensiv dhe për të sjellë cilësi, përvojë dhe karakter në skuadër. Me paraqitjet e tij në futbollin elitar, Altini vjen te Drita me motiv të lartë për të dhënë kontributin e tij në objektivat e klubit.
Klubi i uron mirëseardhje Altinit në familjen bardhekaltër dhe shumë suksese me fanellën e Dritës”, ka shkruar klubi gjilanas. Drita ka transferuar edhe Igball Jasharin dhe Agan Mjakin.
