Aktakuzë ndaj një shtetasi shqiptar, dyshohet se tentoi të fusë mbi gjysmë kilogrami kokainë në Kosovë

0%

Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri ndodhet nën masën e paraburgimit dhe akuzohet për veprën penale të paraparë në nenin 267, paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas aktakuzës, më , në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, Z.D. dyshohet se ka transportuar pa autorizim substanca të shpallura me ligj si narkotikë.

Ai kishte marrë me qira një automjet në Tiranë dhe ishte nisur në drejtim të Republikës së Kosovës. Gjatë hyrjes në Kosovë, automjeti i tij është ndaluar për kontroll nga autoritetet kompetente në pikën kufitare të Vërmicës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë kontrollit të automjetit, nën ulësen e shoferit është gjetur një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë të përgjithshme prej 575.71 gramësh. Po ashtu, gjatë kontrollit fizik të të pandehurit është gjetur edhe një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë prej 0.35 gramësh.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit dhe vlerësimit të provave, i pandehuri të shpallet fajtor për veprën penale për të cilën akuzohet dhe të dënohet në përputhje me ligjin. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi