Adele po përgatitet për rikthim të madh në muzikë

0%

Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Është raportuar se këngëtarja britanike Adele po përgatitet për një rikthim të madh në muzikë, gati dy vjet pasi vendosi të bënte një pauzë nga karriera e saj artistike.

Sipas The SUN , fituesja e shumë çmimeve “Grammy” ka udhëtuar drejt Londrës për të nisur incizimin e materialeve të reja muzikore, duke nxitur spekulime se fansat mund të dëgjojnë këngë të reja shumë shpejt. “Adele do të jetë në Londër duke shkruar e incizuar muzikë të re”, ka thënë një burim.

Adele kishte njoftuar më parë se dëshironte të largohej për një kohë nga skena për t’iu përkushtuar jetës personale pas përfundimit të angazhimeve të saj profesionale. Megjithatë, burime pranë industrisë muzikore pretendojnë se ajo tashmë është rikthyer në studio dhe po punon për projektin e saj të ardhshëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe pse nuk ka ende një konfirmim zyrtar për një album të ri apo për datën e publikimit të materialeve të reja, lajmi ka ngjallur entuziazëm të madh te fansat e artistes në mbarë botën. Adele mbetet një nga zërat më të suksesshëm të muzikës moderne, me hite të njohura si “Hello”, “Someone Like You” dhe “Easy On Me”.

Burimi: Koha