Federata e Futbollit të Brazilit është bërë temë diskutimesh për çështje që kanë pak lidhje me paraqitjet e përfaqësueses në Kupën e Botës. Presidenti i Federatës, Samir Xaud, akuzohet se tradhton gruan e tij me një femër të cilën e ka dërguar në SHBA për të ndjekur Botërorin me paratë e Federatës.
Sipas gazetarëve brazilianë që kanë publikuar skandalin, ai fillimisht ka shkuar në Nju Jork me të dashurën e tij, ku është fotografuar në një restorant në një darke romantike, gjithçka me shpenzimet e federatës, para se të shkonte në Meksiko Siti për ndeshjen e hapjes së turneut ku e priste gruaja.
E dashura raportohet se është një emër i njohur në botën e fitnesit në Brazil, Camila Cristina Andrade. Gazeta spanjolle Marca Ajo ka qëndruar në “Hyatt Regency Grand Central” në Manhatan për 8 ditë në fillimin e qershorit dhe rezervimi i bërë në emrin e Çaud kishte kushtuar 11500 dollarë.
Bëhet e ditur se pa vizitës në Nju Jork, ai kishte lënë atje të dashurën, ishte kthyer në Brazil për të ndjekur një ndeshje të kampionatit të femrave dhe më pas kishtë shkuar në Meksikë për të takuar në ndeshjen e hapjes gruan me të cilën ka tre fëmijë. Kjo nuk është hera e parë që emri i tij përfshihet në skandale të tilla.
Në dhjetor 2025, ai u akuzua se ka dërguar influenceren Tamares Fernandes Barcellos në një turne në Katar po me shpenzimet e Federatës, ku vetëm hoteli kushtonte 3400 dollarë. Burime pranë Federatës treguan për mediat se ai ishte justifikuar para gruas se pamjet kishin qenë me inteligjencë artificiale dhe se nuk kishte qenë në Nju Jork, pasi bëhet e ditur se tashmë rrezikon divorcin.
