Afrimi i Rodrit prek të ardhmen e Bernalit te Barcelona

0%

Afrimi i mundshëm i Rodrit te Barcelona ka sjellë një efekt anësor për Marc Bernal. Përfaqësuesi i mesfushorit 19-vjeçar, Raúl Verdú, është takuar me drejtorin sportiv Deco për të diskutuar situatën e lojtarit dhe rolin që ai do të ketë në skuadër pas ardhjes së kampionit të botës.

Bernal, i cili debutoi me kombëtaren spanjolle pak para Botërorit, e ka prioritet të ketë minuta të rregullta në fushë. Megjithatë, transferimi i Rodrit, fitues i Topit të Artë në vitin 2024 dhe MVP i Botërorit, pritet t’ia vështirësojë konkurrencën në mesfushën katalanase.

Pavarësisht kësaj, Barcelona dhe trajneri Hansi Flick vazhdojnë ta konsiderojnë Bernalin pjesë të projektit për sezonin e ri. Sipas raportimeve, klubi do të pranonte një huazim vetëm nëse vetë lojtari do të kërkonte largimin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në planet e Flickut, Bernal qëndron madje përpara Frenkie de Jongut në hierarkinë e mesfushës, ndërsa avantazhi i tij është edhe aftësia për të luajtur në disa pozicione. Për këtë arsye, drejtuesit besojnë se do të ketë hapësira të mjaftueshme për të luajtur edhe pas ardhjes së Rodrit. Ndërkohë, Marc Casadó dhe Tommy Marqués pritet të largohen, duke i hapur më shumë hapësirë Bernalit.

Megjithatë, situata mbetet për t’u ndjekur. Edhe në dy afatet e fundit të merkatos, përfaqësuesit e Bernal-it kanë shqyrtuar mundësinë e një largimi. Como e kërkoi huazimin e tij sezonin e kaluar me insistimin e Cesc Fàbregas, por Flick e bllokoi lëvizjen për të monitoruar rikuperimin e mesfushorit nga dëmtimi në gju.

Edhe Girona kishte tentuar ta transferonte Bernal-in gjatë merkatos së dimrit. Në fund, ai qëndroi në Barcelonë dhe fitoi një periudhë të rëndësishme me minuta të vazhdueshme. Tani, me Rodrin pranë ‘Camp Nout”, e ardhmja e Bernal-it mund të bëhet një nga çështjet interesante për t’u ndjekur në ditët e fundit të merkatos.

Burimi: Bota Sot