Kate Moss dhe vajza e saj Lila “zbarkojnë” në Formentera, ja si po

0%

Kate Moss dhe vajza e saj, Lila Moss, janë fotografuar duke shijuar pushimet verore në Formentera të Spanjës, në një ditë mes detit, diellit dhe shëtitjes me varkë. Modelja 52-vjeçare dhe vajza e saj 23-vjeçare kanë kaluar kohë së bashku në ujërat e Mesdheut, të shoqëruara nga një grup miqsh. Nënë e bijë janë fotografuar duke u relaksuar në varkë dhe duke notuar në det.

Kate Moss kishte zgjedhur një kostum banje të zi, të shoqëruar me bizhuteri ari dhe aksesorë me rruaza. Ajo u fotografua edhe duke u zhytur në ujërat e kristalta të Formenterës. Lila Moss, e cila ka ndjekur edhe ajo rrugën e modelingut, u shfaq me bikini të kuqe me motive paisley. Në udhëtimin veror me varkë ishin edhe modelet Ruby Lyn dhe Olivia Neill.

Pjesë e grupit ishte gjithashtu Rose Ferguson, mikeshë e afërt e Kate Moss dhe kumbara e Lilës. Pushimet në Formentera i kanë dhënë nënë e bijë një shkëputje nga angazhimet e tyre në modë, duke kaluar një ditë vere në shoqërinë e miqve dhe larg ritmit të pasarelave.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot