Shkupi nikoqir i konferencës së kryetarëve të gjykatave supreme nga Evropa Qendrore dhe Lindore

0%

Shkupi nesër dhe pasnesër do të jetë nikoqir i konferencës së kryetarëve të gjykatave supreme nga Evropa Qendrore dhe Lindore. Konferencën e organizon Gjykata Supreme në bashkëpunim me Institutin CEELI dhe me mbështetjen e Projektit të BE-së për sundimin e ligjit.

Është paralajmëruar pjesëmarrja e kryetarëve, zëvendëskryetarëve dhe gjykatësve nga 13 gjykata supreme nga Evropa Qendrore dhe Lindore, si dhe të Dejvid Kempbell, gjykatës i lartë i Qarkut, kryetar i Komitetit për Marrëdhënie Gjyqësore Ndërkombëtare në ShBA dhe anëtar i Bordit Këshillimor të Institutit CEELI, Barington Parker, gjykatës i lartë i Qarkut nga ShBA, dhe Robert R.

Strang, drejtor ekzekutiv i Institutit CEELI. Në hapjen solemne nesër do të mbajnë fjalime presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, Afrim Fidani, kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, si dhe Dejvid Kempbell, Robert Strang dhe Gzhegozh Borkovski nga Projekti i BE-së për mbështetjen e sundimit të ligjit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në kuadër të konferencës do të mbahen pesë sesione. E para do t’i kushtohet besimit të publikut në gjyqësor, në sesionin e dytë do të bisedohet për pavarësinë e gjyqësorit, ndërsa në sesionin e tretë për zbatimin e ligjit nga gjykatat evropiane në rendin juridik të brendshëm (Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian dhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut).

Sesioni i katërt i kushtohet zbatimeve aktuale dhe të ardhshme të inteligjencës artificiale në procedurat gjyqësore dhe administrimin e gjykatave, dhe i pesti komunikimit të gjykatave me publikun për çështje me interes publik.

Burimi: Telegrafi