Pas vitesh në listën e të zhdukurve, sot rivarroset dëshmori Hajdar Pepaj

0%

Sot do të rivarroset dëshmori Hajdar Pepaj i cili kishte qenë në listën e personave të zhdukur. Ceremonia e varrimit të tij do të bëhet në varrezat e fshatit Kodrali të Deçanit nga ora .

“Pas identifikimit përmes analizës shkencore të ADN-së, në mbështetje të kërkesës së familjes, më do të bëhet rivarrimi i mbetjeve mortore të Dëshmorit Hajdar Pepaj, i cili ishte në Listën e Personave të Zhdukur”, thuhet në njoftimin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. “Ceremonia e rivarrimit do të mbahet më , në varrezat e fshatit Kodrali, nga ora .

Paraprakisht, nga ora , do të mbahen homazhe te ‘Lapidari i Ri’ në fshatin Kodrali të Deçanit”. Ata kanë njoftuar se ceremonia e rivarrimit organizohet nga Shoqatat e dala nga lufta – Dega në Deçan dhe Komuna e Deçanit, me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. “Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Pepaj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Njëkohësisht rithekson përkushtimin institucional për vazhdimin e angazhimit në zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së të gjithë personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë”.

Burimi: Bota Sot