Një grabitje ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së premtes në një pompë derivatesh në Prishtinë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja është regjistruar më , rreth orës , në rrugën “Ramiz Cernica”.
Dy punëtorë të pompës së derivateve kanë raportuar se derisa ndodheshin në vendin e tyre të punës, në objekt kanë hyrë dy persona të maskuar, të cilët nën kërcënimin e një arme të ftohtë (thikë) kanë arritur të marrin para të gatshme në vlerë prej rreth 2 mijë e 539 euro e 64 centë. Pas grabitjes, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Grabitje” dhe po hetohet nga njësitet përkatëse për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.
