Gjilanit i largohet edhe një lojtar

0%

Futbollisti Mario Zebiç largohet nga skuadra e Gjilanit. Lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare e klubit. “Sport Club Gjilani e falënderon Mario Zebiç për kontributin e dhënë gjatë kohës së kaluar në klub, duke i uruar shëndet dhe suksese në vazhdimin e karrierës së tij.

Pas një viti të kaluar me fanellën kuqebardh, marrëveshja ndërmjet klubit dhe futbollistit mbyllet me mirëkuptim, pavarësisht kohëgjatësisë. Gjatë periudhës sa ishte pjesë e skuadrës sonë, Zebiç kontribuoi me përvojën, profesionalizmin dhe angazhimin e tij, duke qenë pjesë e objektivave dhe sfidave të klubit.

Sport Club Gjilani e falënderon Mario Zebiç për kontributin e dhënë gjatë kohës së kaluar në klub dhe i shpreh mirënjohjen për përkushtimin e treguar në fanellën kuqebardh. Klubi i uron Zebicit shëndet, suksese dhe arritje të reja në vazhdim të karrierës së tij profesionale dhe në çdo sfidë të ardhshme”, njofton Sport Club Gjilani.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot