Dalot i del publikisht në mbrojtje Cristiano Ronaldos

0%

Në konferencën e radhës për shtyp të Portugalisë, ishte Diogo Dalot, i cili ndër të tjera i ka dalë publikisht në mbrojtje Cristiano Ronaldo, pas kritikave të shumta ndaj këtij të fundit. Portugali barazoi 1-1 në ndeshjen e parë ndaj D.R Kongo dhe lojtari më i kritikuar ishte pikërisht Ronaldo.

“Do të thoja se, padyshim, këto janë ditë të vështira pas një rezultati që nuk ishte ai që prisnim. Fokusi ynë kryesor është të fitojmë ndeshjen tjetër. Aftësia e Cristiano Ronaldos për të përballuar kritikat është e njohur. Ajo që ai përcjell është se kritikat janë pjesë e lojës. Besimi që ai frymëzon ka qenë gjithmonë i njëjtë.

Për sa kohë që ai përfaqëson ekipin kombëtar, ai do ta ruajë këtë aftësi dhe do të jetë gati për të ndihmuar në fushë siç ka bërë gjithmonë. Mesazhi që duam të përcjellim është se… padyshim që ka miliona njerëz që duan që Portugalia të fitojë dhe të tjerë që nuk duan. Por nëse duan të vozisin me ne, ne do të vozisim dhe anija nuk do të ndalet. Kjo është ajo që duam të themi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kritika do të jetë gjithmonë pjesë e procesit” , tha Dalot.

Burimi: Bota Sot