Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në trafik që ka ndodhur të dielën rreth orës në fshatin Orllan të Podujevës. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila njoftoi se në aksident ka qenë e përfshirë një veturë. “Sot rreth orës , në fshatin Orllan të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku.
Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan deri tek aksidenti.
