Raphinha nuk largohet nga grumbullimi

0%

Shpërndaje në: Pavarësisht lëndimit, sulmuesi i Barcelonës, Raphinha, nuk do të largohet nga grumbullimi i Përfaqësueses së Brazilit. Raphinha u lëndua të shtunën në fitoren 3:0 të Brazilit ndaj Haitit. Sulmuesi i krahut ka lëndim në kofshë, ndërsa shpreson të jetë i gatshëm për fazën nokaut në rast se Brazili e arrin avancimin nga faza e grupeve.

Stafi mjekësor i Brazilit do ta vlerësojë lëndimin e Raphinhas çdo ditë, bëjnë të ditur mediume të mëdha evropiane. 29-vjeçari do t’i mungojë Brazilit në ndeshjen e fundit të Grupit C ndaj Skocisë më 25 qershor. Rikuperimi i Raphinhas nuk është ende i sigurt, por ai dëshiron të bëjë gjithçka për të qenë i gatshëm për fazën nokaut. Brazili pas dy ndeshjeve i prin Grupit C me katër pikë.

Katër pikë ka edhe Maroku në vendin e dytë. Skocia renditet në pozitën e tretë me tri pikë. Haiti është në pozitën e fundit pa pikë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha