Specialisti i futbollit, Arjan Peço në emisionin “Kampionët e botës” u shpreh se Belgjika nuk ishte efikase para portës në barazimin ndaj Iranit. “Belgjika që zhgënjes dhe është në vazhdimësinë e atyre Belgjikave që kemi parë në të shkuarën. Mbajtje topi, qarkullim topi, lojë, volum por zero efikasitet para portës. Sot pamë disa raste.
P ortieri i Iranit bëri disa ndërhyrje përtej normales. Irani që u mbrojt gjatë gjithë kohës. Belgjika jo efikase para portës” , tha Peço.
Burimi:
Bota Sot
