Belgjika dëshpëron sërish, ndalet edhe nga Irani

0%

Kombëtarja e Belgjikës ka zhvilluar një tjetër paraqitje zhgënjyese në Botëror, këtë herë me Iranin. Edhe pse shihej si favorit i padiskutueshëm, belgët assesi nuk arritën ta gjejnë rrugën drejtë rrjetës me rezultatin përfundimtar që doli të jetë 0-0. Belgjika e nisi shumë më mirë për të krijuar disa raste shënimi, por që iu mungoi finalizimi.

Pas kësaj, kur askush s’e priti – Irani e gjeti rrugën drejtë rrjetës përmes Taremit, por që goli u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje. Belgjika vazhdoi ta mbajë posedimin për të krijuar shumë raste, megjithatë sulmuesit ishin larg finalizimit, ku portieri i Iranit rezultoi të jetë gjithnjë në vendin e duhur.

Situata për belgët u përkeqësua kur mbrojtësi Dario Herrera shkaktoi një ndërhyrje të panevojshme, kësisoj u ndëshkua direkt me karton të kuq. Kësisoj, Belgjika merr barazimin e dytë në grupin G, ndërsa në xhiron e fundit duhet të fitojë me patjetër për t’u kualifikuar tutje./ Telegrafi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi