Banorët e fshatit Draçevë në Shkup do të përballen me ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për shkak të një defekti në rrjetin ujësjellës. Sipas njoftimit të NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup, defekti është paraqitur në një gyp ujësjellësi me diametër F80 milimetra në rrugën “Solunska Glava” nr. 18.
Ndërprerja e furnizimit me ujë do të fillojë nga ora dhe do të zgjasë deri në sanimin e plotë të defektit. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të zonës së prekur që të marrin masat e nevojshme deri në rikthimin e furnizimit normal me ujë.
