Amedspori arrin marrëveshje me portierin e Kosovës

0%

Shpërndaje në: Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Shaipi, ka arritur marrëveshje me skuadrën turke, Amedspor, që drejtohet nga trajneri shqiptar, Besnik Hasi. Mediumet turke kanë shkruar të dielën se Shaipi do të largohet nga klubi zviceran, Lugano, gjatë afatit kalimtar veror për ta vazhduar karrierën në futbollin turk.

Mësohet se transferimi i Shaipit ka qenë kërkesë e trajnerit Hasi. Tek Amedspori luan edhe futbollisti tjetër kosovar, Florent Hasani. 25-vjeçari Shaipi me Luganon në edicionin e fundit zhvilloi 28 ndeshje në të gjitha garat. Shaipit kontrata me Luganon i përfundon në vitin e ardhshëm. Ndërsa pjesë e Luganos është nga viti 2021.

Ai ka luajtur edhe për Schaffhausenin për Zurichun U21 dhe Winterthurin U21. Shaipi është portier i dytë te Kosova. Me “Dardanët” ai ka katër ndeshje të luajtura.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha