Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një sulmi me thikë që ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më rreth orës , ku një mashkull kosovar është sulmuar me thikë nga disa persona.
Bazuar në deklaratat e dëshmitarëve, viktima është therur nga një i dyshuar mashkull kosovar, i njohur për policinë, së bashku me disa persona të tjerë që aktualisht janë në kërkim. I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa sipas mjekëve ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka bërë të ditur se njësi policore po qëndrojnë në sigurim të viktimës, ndërsa rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë” dhe po hetohet nga organet kompetente.
