Tri javë protesta në Shqipëri – raportohet për organizimin e diasporës

0%

Shpërndaje në: Dita e 21-të e protestave në Shqipëri raportohet të ketë mobilizuar edhe mërgatën. Siç kanë shkruar media në Shqipëri, përfshirë “Euronews”, protesta e së shtunës ka mbledhur edhe mërgimtarë nga Anglia, Franca, Gjermania e Austria. “Rama në burg, Berisha në burg” është thirrja kryesore e protestave. Këtë herë është paralajmëruar që tubimet do të vazhdojnë përtej mesnate.

Protestat në Tiranë nisën pas kundërshtimeve ndaj projekteve të zhvillimit turistik në zonat e mbrojtura të Sazanit dhe Zvërnecit, por me kalimin e ditëve ato janë zgjeruar në kërkesa më të gjera për transparencë, llogaridhënie institucionale dhe kundërshtim të politikave të qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Projekti në Zvërnec është lidhur publikisht me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan, Donald Trump. E pikërisht sot, Rama ka deklaruar se protestat kundër projektit turistik në Zvërnec po ndikohen nga aktorë ndërkombëtarë dhe “mercenarë digjitalë”, duke përmendur edhe pjesëmarrës nga Kosova e Maqedonia e Veriut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ka thënë se kundërshtimet lidhen më shumë me emrin e Jared Kushnerit dhe Donald Trumpit sesa me shqetësimet mjedisore.

Burimi: Koha