Policia e Kosovës ka ndaluar një shtetas të Serbisë në fshatin Bërnjak të Zubin Potokut, nën dyshimin për tentim kontrabande dhe kalim ilegal të kufirit.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më , rreth orës , kur i dyshuari, duke drejtuar një automjet me targa të Serbisë, është kapur me një ngarkesë pajisjesh elektronike që dyshohet se kishte për qëllim t’i dërgonte ilegalisht nga Kosova në Serbi. Policia njofton se i dyshuari ka tentuar gjithashtu të kalojë në mënyrë të paligjshme kufirin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Pajisjet elektronike janë konfiskuar nga organet kompetente, ndërsa pas procedurave fillestare, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
