Simonovski përforcon Shkëndijën e Haraçinës

0%

Skuadra e sapongjitur në elitën e futbollit maqedonas, Shkëndija e Haraçinës, ka siguruar shërbimet e sulmuesit me përvojë, Marko Simonovski. Klubi konfirmoi transferimin e 34-vjeçarit, i cili vjen nga ekipi qipriot Enosis Neon Paralimni.

Simonovski e nisi sezonin e kaluar te Bashkimi Kumanovë, ndërsa në pjesën e dytë u transferua në Qipro, ku zhvilloi 12 ndeshje, por nuk arriti të shënojë gol. Gjatë karrierës së tij të pasur, sulmuesi ka veshur fanellat e shumë klubeve brenda dhe jashtë Maqedonisë së Veriut. Në futbollin e Maqedonisë ka luajtur për Gostivarin, Metalurgun e Shkupit, Napredokun dhe Vardarin.

Përveç kësaj, ai ka ndërtuar një karrierë ndërkombëtare duke luajtur në Finlandë, Kazakistan, Rumani, Kosovë, Uzbekistan dhe Qipro. Shkëndija e Haraçinës shpreson që përvoja dhe instinkti i tij para portës të jenë një armë e rëndësishme në sezonin e parë..

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot