Protestat e qershorit 2026 – Lëvizje gjithkombëtare për triumfin e kombit

0%

Tashmë, protestat patriotike të rinisë shqiptare dhe kauzat madhore që ajo shtron si zgjidhje kanë hyrë në histori dhe shënojnë epokë, nisur nga fakti i mbështetjes së jashtëzakonshme që gëzojnë nga e gjithë rinia shqiptare, studentore dhe elita qytetare.

Që nga dita e parë e tyre, këto protesta janë mbështetur fuqishëm nga diaspora patriotike shqiptare në Perëndim, e cila pritet të jetë e pranishme fuqishëm sot në Tiranë, më . Këto fakte u japin protestave dimension jo vetëm gjithkombëtar, por edhe ndërkombëtar.

Këto protesta po sjellin zgjimin dhe ndërgjegjësimin për domosdoshmërinë e zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare, Triumfin e Kombit dhe Bashkimin Kombëtar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë, këtij qyteti tashmë mund t’i vihet emri edhe si qyteti i rezistencës dhe i protestave rinore për luftën kundër korrupsionit, krimit dhe tradhtisë së politikës; protesta të cilat do t’ia bëjnë detyrimisht politikës shqiptare vetingun, ndarjen e Shqipërisë nga politika e vjetër, nga ajo komuniste dhe nga e kaluara e tranzicionit të regjimit të korrupsionit të këtyre 35 viteve.

Këto protesta po sjellin kthimin e besimit dhe të shpresës te shqiptarët se Shqipëria bëhet; protesta të cilat do të ndalin largimin e shqiptarëve nga atdheu dhe do të mundësojnë e frymëzojnë kthimin e tyre në tokën, atdheun dhe shtetin e tyre.

Prandaj, kudo në Europë, protesta të diasporës zhvillohen kundër regjimit politik, kundër politikës së vjetër, kundër krimit, korrupsionit, hajdutërisë dhe kundër politikës aktuale të këtij tranzicioni në Shqipëri, si dhe kundër pazareve të saj me trojet shqiptare, të cilat i ka nxjerrë në shitje.

Urojmë që këto protesta të mos ndalen deri në realizimin e kauzave dhe të misionit historik të nisur prej kësaj rinie dhe qytetarie patriotike.

Burimi: Bota Sot