Shqipëria nuk arrin dot të fitojë

0%

Në sallën sportive “Feti Borova” në kryeqytet u luajt ndeshja e Volleyball European League për meshkuj mes Shqipërisë dhe Danimarkës, me miqtë që fituan 3-0. Kjo sfidë ishte e vlefshme për raundin e tretë të Ligës Europiane të Volejbollit. Ndonëse kuqezinjtë e trajnerit Jani Melka luajtën në fushën e tyre nuk arritën dot të fitojë.

Miqtë nga Danimarka e dominuan ndeshjen në të trija setet, duke i fituar ato me shifrat 25-17, 25-18, 25-21. Një lojë jo shumë bindëse për Shqipërinë, që nuk arriti dot të rivalizojë. Deri më tani, kuqezinjtë nuk kanë arritur dot të fitoj në asnjë set në këtë turne. Ndeshja e radhës ajo ndaj Rumanisë, ditën e diel po në Tiranë.

Raundi 3 – Shqipëri 19 qershor Danimarkë – Shqipëri, 3-0 Rumania (pushim) 20 qershor Rumani – Danimarkë, Shqipëria (pushim) 21 qershor Shqipëri – Rumani, Danimarka (pushim)

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot