Në protestën e 21 shqiptarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. “Shqipëri e Re”, “Rama në burg, Berisha” në burg janë thirrjet e shqiptarëve në këtë protestë “Shqipëria e re, pika e parë që ne duam është që t’i të mos jesh pjesë e saj. Duam një Shqipëri të re, me njerëz jo hajdutë si ju.
Duam një Shqipëri të re, me shqiptarë që e duan Shqipërinë dhe që do punojnë për popullin dhe jo xhepat e tyre. Këtë nuk e negociojmë me kryeministrin. Ai nuk është më kryeministri i shqiptarëve sepse shqiptarët janë në shesh. Qytetarët kanë një kërkesë të thjeshtë, “Rama në burg, Berisha në burg”. Kam një thirrje për të gjithë anëtarët e PD, që kanë ardhur, i ftoj të vijnë si qytetarë.
Nuk është e nevojshme të ketë përçarje. Qëllimi është një klasë e re politike e papërlyer. Se kush do shkojë në burg e vendos drejtësia. Shqiptarët mbështesin SPAK.”, t ha ajo.
