Goli më i shpejtë dhe kartoni i kuq historik i Botërorit

0%

Shpërndaje në: Turqia është jashtë Botërorit 2026 pas humbjes 1:0 ndaj Paraguait që në tërë pjesën e dytë luajti me një futbollist më pak në fushë. Ndeshja u zhvillua në Kaliforni dhe i takoi Grupit D. Në këtë ballafaqim u shënua goli më i shpejtë i Kupës së Botës 2026 dhe u dha kartoni i kuq historik, me rregulla të reja.

Paraguai fitoren e arriti me golin e shënuar pas 64 sekondave lojë nga Matias Galarza. Miguel Almiron më pas u bë futbollisti i parë që përjashtohet nga loja, pasi e mbuloi gojën me dorë kur kishte bisedë me kundërshtarin në fundin e pjesës së parë. Turqia e mbushur me yje eliminohet nga Botërori pavarësisht se i pati 62 tentime për gol nga dy ndeshje.

SHBA-ja e siguroi vendin e parë me gjashtë pikë në dy ndeshje. Në vendin e dytë është Australia, që ka goldallim më të mirë se Paraguai i vendit të tretë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha