Futbollisti befason duke u transferuar tek Elbasani

0%

Loran është largimi i radhës nga Dinamo. “Superliga Shqiptare Fan Club” raporton se braziliani do të transferohet tek Elbasani. Loran do të ishte përforcim në krahun e majtë të mbrojtjes para ndeshjeve në Europë. 30-vjeçari po largohet nga Dinamo me kujtimin e 115 ndeshjeve ku shënoi dy gola dhe asistoi katër të tjerë. Dinamo e transferonte nga Bylisi në verën e vitit 2023.

Vetëm në sezonin e fundit doli jashtë planeve të trajnerit Ilir Daja.

Burimi: Bota Sot