Gjermania do të përballet me Bregun e Fildishtë me fillim nga ora , ndeshje kjo e vlefshme për raundin e dytë të Kampionatit Botëror 2026 në kuadër të Grupit E. ‘Die Mannschaft’ vijnë në këtë përballje pas fitores së thellë me rezultat 7-1 ndaj Curaçaos në ndeshjen e parë, ndërsa Bregu i Fildishtë pas fitores minimale 1-0 ndaj Ekuadorit.
Përzgjedhësi gjerman Julian Naglesmann nuk e ka bërë asnjë ndryshim nga formacioni titullar që i dha fitoren në ndeshjen e parë. Jonathan Tah dhe Nico Schlotterbeck janë partnerë në qendër të mbrojtjes, teksa dyshja Felix Nmecha dhe Aleskandar Pavlovic do kujdesen për mesfushën.
Ndodh edhe kjo në Botëror, mjeku i dha gjyqtarit lëng të turshive në mes të ndeshjes Në krye të sulmit starton sërish Kai Havertz, i ndihmuar nga Leroy Sane, Jamal Musiala dhe Florian Wirtz. Te Bregu i Fildishtë në anën tjetër startojnë yjet so Amad Diallo, Yan Diomande, Franck Kessie dhe Ange-Yoan Bonny.
Formacionet zyrtare: Gjermani : Neuer; Kimmich, Tah, Schlotterbeck, Brown; Nmecha, Pavlovic; Sane, Musiala, Wirtz; Havertz. 🚨 OFFICIAL: Germany’s 🇩🇪 and Ivory Coast’s 🇨🇮 starting XIs for tonight’s World Cup clash are out! 🔥 pic.twitter.com/tpCRAOhaS2 — Kalshi Sports (@KalshiSports) June 20, 2026 Bregu i Fildishtë : Fofana; Konan, Agbadou, Kossounou, Singo; Diomande, Sangare, Kessie, Diallo; Oulai, Bonny.
