Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë sot se nëse nuk organizohet si duhet Testi i Maturës duhet të anulohet.
Bajrami në një postim në Facebook shkruan se fatkeqësisht, më të suksesshëm nuk dalin ata që kanë mësu shumë, por ata që kanë arrit me kopju më shumë. As ndryshimi i ligjit nuk bën punë, shpërndahet Testi i Maturës në rrjetet sociale Lexoni postimin e saj t ë plotë: Të anulohet testi i maturës Nëse nuk ki mundësi me organizu si duhet, anuloje.
Që gjashtë vjet radhazi po përsëritet i njëjti dështim – publikimi i testit sapo fillon provimi. Pra, testi i maturës nuk po e shpërblen dijen, por po e favorizon kopjimin. Sot, fatkeqësisht, më të suksesshëm nuk dalin ata që kanë mësu shumë, por ata që kanë arritë me kopju më shumë. Kjo është padrejtësi ndaj mijëra nxënësve të vyeshëm që kanë punu me vite.
Ky nuk është më veç problem i organizimit të një testi, është problem i drejtësisë në arsim, është edhe pjesë e procesit të regjistrimit në fakultet. Kur kopjimi bëhet rruga ma e lehtë drejt suksesit, atëherë nxënësit e ndershëm ndëshkohen.
Prandaj, është koha me e pranu realitetin: testi i maturës e ka humbë besueshmërinë dhe duhet me u zëvendësu me një sistem vlerësimi që bazohet në suksesin e arritur gjatë shkollimit fillor dhe të mesem. Arsimi nuk mund të ndërtohet mbi kopjim. Ministër, del merr përgjegjësi!.
