220 milionë euro për Michael Olisen?

0%

Me anë të një deklarate zyrtare, klubi i Real Madrid ka mohuar çdo lajm që lidhet me bisedimet për transferimin e mundshëm të sulmuesit francez të Bayern Munich, Michael Olise. Klubi spanjoll thekson se asgjë nuk është e vërtetë në lidhje me këtë temë dhe se nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë, as me lojtarin e as me përfaqësuesit e tij, madje as me klubin e Bayern Munich.

Për këta të fundit, Real Madrid thekson se kanë një respekt të veçantë, për shkak të marrëdhënies së shkëlqyer institucionale. Klubi madrilen nuk kursen elozhet dhe përmend disa herë faktin që me Bayernin kanë marrëdhënie korrekte.

DEKLARATA ZYRTARE: Në përgjigje të raportimeve në media të ndryshme në lidhje me një interes të supozuar nga klubi ynë për lojtarin e Bayern Munich, Michael Olise, Real Madrid C.F. dëshiron të deklarojë se nuk ka pasur asnjë kontakt të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me lojtarin e lartpërmendur, përfaqësuesit e tij ose askënd në rrethin e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Real Madrid gjithashtu dëshiron të theksojë marrëdhënien e shkëlqyer institucionale që mban me Bayern Munich, me të cilin ndan një histori të gjatë respekti, bashkëpunimi dhe admirimi të ndërsjellë, dhe shpreh keqardhje për përhapjen e spekulimeve që nuk korrespondojnë me realitetin.

Të dy klubet kanë ruajtur gjithmonë një marrëdhënie të bazuar në besim dhe respekt të ndërsjellë, gjë që reflektohet, ndër të tjera, në bindjen e përbashkët se çdo interes i mundshëm për një lojtar që i përket klubit tjetër duhet së pari të adresohet midis vetë klubeve, në përputhje me parimet e besnikërisë institucionale që kanë qeverisur historikisht marrëdhënien midis Bayern Munich dhe Real Madrid.

Burimi: Bota Sot