Zlatan Ibrahimoviç kapet me Granit Xhakën! Ja arsyeja

0%

Zvicra fitoi 4:1 përballë Bosnje Hercegovinës, ndeshje në të cilën e gjeti golin edhe Granit Xhaka me anë të një penalltie në minutën e 90+7. Kapiteni i Zvicrës tundi rrjetën nga 11-metërshi, por u kritikua ashpër nga Zlatan Ibrahimoviç.

Kjo për shkak se sipas suedezit, Xhaka duhet t’ia linte ekzekutimin e penalltisë shokut të ekipit, Johan Manzambi, i cili në ato moment ishte në kuotën e dy golave dhe me anë të 11-metërshit mund të kishte plotësuar “hat-trick”. “Nuk i kuptoj disa futbollistë.

Flasin çdo ditë për familjen, shpirtin e ekipit dhe lidershipin, por kur një djalosh është një gol larg hat-trickut, papritur të gjitha këto harrohen sapo akordohet një penallti. Xhaka është një emër i madh dhe një kapiten me përvojë, por pikërisht për këtë arsye duhej t’ia jepte topin Manzambit. Askush nuk e mban mend një veteran që shënon një tjetër penallti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Njerëzit mbajnë mend një talent të ri që prezantohet para botës me një hat-trick. Për mua është e thjeshtë, nëse je tashmë i konfirmuar dhe ia mohon një lojtari të ri mundësinë për një hat-trick, atëherë mos më fol për lidership. Më trego veprimet, jo shiritin e kapitenit”, ë shtë shprehur Ibrahimoviç.

Burimi: Bota Sot