Ishin zakone të mbrapshta, relikte pushtimesh ndër shekuj. Po të më doje e të më ledhatoje, do të mëkatoje. Larg syve të të tjerëve, prapa perdeve, i kaloje netët pagjumë, duke më dhënë gji e duke më falur ngrohtësi. Herët në mëngjes mjelje dele e lopë, pastaj vazhdoje punën në ara e kopsht. Punëtore si bletë, me duart e tua të arta, na rrite pa i trokitur askujt në derë.
Kishe zemër të bardhë dhe ishe solidare. Gjithçka që kishe, me të tjerët e ndaje. Ishe vërtet bukëdhënëse dhe e dëlirë; secili që të njohu të kujton për të mirë. Prehu në paqe dhe qëndro e qetë, se ishe grua dhe nënë e vërtetë. Nga mërgimi rrallë të vij te varri, por për Ty kurrë s’më shuhet malli.
Burimi:
Bota Sot
