Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Aktorja e njohur, Zendaya, ka folur me admirim për bashkëshortin e saj, aktorin, Tom Holland, duke vlerësuar mënyrën se si ai e përfaqëson personazhin e Spider-Manit edhe jashtë ekranit. “Gjëja që më pëlqen më shumë te Spider-Mani i Tomit është mënyra se si ai e përfaqëson këtë personazh edhe në jetën reale.
Shumë njerëz lidhen me personazhin Peter Parker dhe Spider-Manin, sidomos fëmijët dhe të rinjtë”, ka thënë aktorja në një intervistë për Fandango’s Big Ticket, ka shkruar FemaleFirst. Ajo ka shtuar se Holland e mban me shumë përkushtim përgjegjësinë që vjen me këtë rol.
“Ai e ka përballuar këtë peshë me shumë hijeshi dhe kujdeset sinqerisht për personazhin dhe për atë që ai përfaqëson për të tjerët”, ka thënë 29 vjeçja. Ylli ka treguar se e admiron mënyrën se si Holland komunikon me fansat e rinj. “Më pëlqen të shoh se si e bart figurën e Spider-Manit në jetën e përditshme”, ka thënë ajo.
Ndërkohë, Holland ka folur më herët për vendimin e tij për të hequr dorë nga alkooli në muajin janar të vitit 2022. Aktori ka pranuar se konsumimi i alkoolit po ndikonte negativisht në jetën dhe karrierën e tij. “Alkooli po më pengonte në jetën profesionale.
Të jesh aktor dhe të jetosh vazhdimisht në vëmendjen e publikut mund të jetë stresuese, ndërsa alkooli vetëm sa e përkeqësonte situatën”, pati thënë ai për USA Today. Holland ka theksuar se që nga momenti kur hoqi dorë nga alkooli, ndihet më i qartë, më i sigurt në vete dhe më i përgatitur për sfidat e përditshme.
“Tani zgjohem çdo ditë me mendje të kthjellët dhe ndihem shumë më i sigurt për atë që jam si person”, ka thënë aktori.
