Ivkoviq: E mori me vetëdije atë rrezik kundër Anglisë

0%

Ish – portieri kroat Tomisllav Ivkoviç ka folur në studion e HRT-së për paraqitjen e mbrojtësit të ri Luka Vushkoviq, i cili debutoi në një turne të madh me fanellën e Kroacisë, duke theksuar se pritjet e mëdha mund të jenë barrë për një futbollist vetëm 19-vjeçar. “Sot nuk është e lehtë të flasësh për një djalosh kaq të ri.

Ia kemi ngritur aq lart standardet dhe e kemi shpallur si një mrekulli, sa nuk e di çfarë mendon për veten kur zgjohet në mëngjes. uk është e lehtë për të, sepse është krijuar përshtypja se duhet të luajë ai dhe edhe dhjetë lojtarë të tjerë”, tha Ivkoviq. Sipas tij, Vushkoviqi përshtatet më mirë në një sistem me tre mbrojtës në vijën e fundit, si ai që Kroacia përdori kundër Anglisë.

“Jam prej shumë kohësh në futboll dhe mendoj se ai mund të japë maksimumin në një repart me tre mbrojtës. Ka mangësi që janë normale për një 19-vjeçar, si mbyllja e krahëve dhe ruajtja e pozicionit, por këto korrigjohen me punë dhe përvojë”, u shpreh ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ivkoviqi shtoi se e njeh karakterin e futbollistit që nga ditët e tij në ekipet e të rinjve dhe e përshkroi si një lojtar me personalitet të fortë. “Nëse përballet me një rezultat negativ, ai merr topin dhe tenton të bëjë gjithçka vetë. Kjo tregon vullnet dhe karakter, por tani bëhet fjalë për futboll të nivelit më të lartë dhe për Kampionat Botëror.

Nuk duhet të kalojmë nga një ekstrem në tjetrin”, tha ai. Ish-portieri komentoi edhe vendimin e përzgjedhësit Zlatko Daliç për të ndryshuar sistemin ndaj Anglisë. “Daliçi është gjithçka, por jo naiv. Ai e mori me vetëdije atë rrezik kundër Anglisë. Zgjodhi atë sistem për t’i hapur vend Vushkoviqit dhe për të parë çfarë mund të ofrojë.

Gjithashtu rrezikoi edhe duke mos e aktivizuar nga fillimi Mateo Kovaçiç. Mendoj se ishte i vetëdijshëm për vështirësinë e ndeshjes, por vendosi të provojë disa zgjidhje”, përfundoi Ivkoviqi. Kroacia e nisi Botërorin me humbje 4:2 ndaj Anglisë dhe tani kërkon reagim në ndeshjen e radhës kundër Panamasë, ku fitorja është thuajse e domosdoshme për të mbetur në garë për kualifikim.

Burimi: Bota Sot