Ukë Lataj shënon 50 vjet krijimtari me ekspozitën “Universi kreativ”

0%

Në Deçan është hapur ekspozita personale “Universi kreativ” e piktorit veteran Ukë Lataj, me rastin e 50-vjetorit të krijimtarisë së tij artistike. Krahas pikturave, ekspozita përfshin edhe eksponate të trashëgimisë kulturore të trevës së Deçanit, të mbledhura ndër vite nga vetë autori.

Studiuesit vlerësuan larminë tematike të veprave dhe kontributin e Latajt në ruajtjen e kulturës dhe traditës vendase. Në 50 vjetorin e krijimtarisë artistike të piktorit Ukë Lataj, në Deçan është hapur ekspozita e tij personale me titull “Universi kreativ” dhe ekspozita tjetër me eksponate nga trashëgimia kulturore e komunës së Deçanit.

“Te ekspozita kam vërejtur sidomos motivin e kullave që është e theksuar te profesori Ukë, por shihet edhe post modernë domethënë është bërë një lloj kombinimi i krijimtarisë së tij. Këtu vlen të veçohet edhe një fakt tjetër ku profesori Ukë i ka mbledhur edhe disa eksponate” , tha Faton Mehmetaj, studiues.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Përveç që i ka mbledhur dhe i ka ekspozuar këtu shihet se janë të mirëmbajtura, ato poçet dhe enët e ndryshme, elemente të kanalizimit, ujësjellësit, shihen edhe enë të tjera të cilat kanë shërbyer në të kaluarën për organizmin e jetës në këto treva”, tha Prof Bekim Vishaj, studiues.

“ Vërtet pikturat e prof Lataj kanë një larushi të temave të ndryshme duke u nisur nga ajo tradicionale deri te ajo ekspresive të paraqitura në forma të ndryshme duke u nisur prej peizazheve të ndryshme, portreteve të ndryshme dhe temave tjera abstrakte” , tha Prof Fadil Dervishaj.

“Shumica e punimeve të mia i takojnë artit popullor, folklorit, siç është përshembull ajo arka aty, shikoni këtu qilimi, janë edhe eksponate tjera të cilat i takojnë trevës sonë vendase ”, tha Ukë Lataj, autor i Ekspozitës. Ukë Lataj i takon gjeneratës së parë të akademisë së arteve ndërsa me pikturë ka filluar të merret qysh në vitet e 70-ta.

Për më shumë se 40 vjet ai ka punuar si profesor i artit figurativ në shkollën e mesme Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri” në Deçan.

Burimi: Bota Sot