Tuchel: Reagimi i duhur në pjesën e dytë

0%

Selektori i Anglisë Thomas Tuchel u shpreh shumë i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij pas fitores në ndeshjen hapëse të Kampionatit Botëror, ku mposhti Kroacinë me rezultat 4:2. “Jam shumë i kënaqur me reagimin e ekipit në pjesën e dytë. Treguam shumë energji, pikërisht atë që dëshironim. Më së shumti më gëzon fakti për tifozët.

Arritëm ta qetësojmë nervozën dhe në vazhdim treguam lojën tonë më të mir ë”, tha Tuchel. Trajneri i Anglisë veçanërisht lavdëroi kapitenin Harry Kane, i cili kishte një rol vendimtar në ndeshje. “Kur sheh përkushtimin e kapitenit tonë, ‘numrit 9’, i cili në kohën shtesë bllokon me trup një goditje të rëndësishme – atëherë e kupton gjithçka për karakterin e tij.

Ai është një lider i plotë” , tha Tuchel.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot