Queiroz: Po rritemi si ekip

0%

Selektori i Ganës Carlos Queiroz u shpreh i kënaqur pas fitores së vështirë të ekipit të tij ndaj Panamasë, në një ndeshje që përfundoi 1:0 me gol të shënuar në minutën e pestë të kohës shtesë. Pas ndeshjes, Queiroz theksoi krenarinë për lojtarët e tij dhe shpirtin e tyre luftarak: “Jam i lodhur! Ishte shumë e vështirë dhe shumë intensive.

Fitoret në këtë Kampionat Botëror janë shumë të shtrenjta, por lojtarët e mi treguan se janë të gatshëm të paguajnë çmimin e lartë për to. Panamaja luajti shumë mençur dhe shpejt. Na u desh të duronim dhe të qëndronim të përqendruar. Në fund gjetëm mënyrën për të fituar”, tha ai.

Ai shtoi se ekipi po përmirësohet nga ndeshja në ndeshje: “Po rritemi si ekip dhe lojtarët po e kuptojnë gjithnjë e më mirë lojën. Kur kundërshtari është më i mirë, ne luftojmë për jetën. Me futbollin që po luajmë, gjithmonë mund të llogarisni që Gana do të bëjë diçka”, d eklaroi trajneri portugez.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot