Shqipëria do të përballet në raundin e parë me Uellsin

0%

Kombëtarja e vajzave njohu sot kundërshtaren në fazën play-off të Kampionatit Botëror “Brazil 2027”. Në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s, përfaqësuesja kuqezi u vendos përballë Uellsit në raundin e parë të play-off-it. Ndeshjet do të zhvillohen gjatë muajit tetor, ndërsa datat fikse do të përcaktohen në ditët në vijim.

Takimi i parë do të luhet në Shqipëri, ndërsa ndeshja e kthimit në Uells. Nëse Shqipëria kalon me sukses Uellsin, në raundin e dytë të play-off-it do të luajë ndaj fitueses së çiftit Rumani/Norvegji. Ndeshjet e raundit të dytë do të luhen në muajin nëntor-dhjetor.

Kualifikimi në play-off përfaqëson një moment historik për Kombëtaren e vajzave, që për herë të parë në historinë e saj ka arritur në këtë fazë të një Kampionati Botëror,

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot