Shpërndaje në: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Australia kërkojnë ta vazhdojnë me sukses startin e fuqishëm në Kupën e Botës. Të dyja do të ballafaqohen të premten nga ora në Seattle, në kuadër të Grupit D. SHBA-ja në ndeshjen e parë fitoi 4:1 ndaj Paraguait, teksa Australia e befasoi Turqinë, 2:0.
Për SHBA-në ishte hera e parë që fitoi ndeshje të Botërorit, hera e parë që i shënoi katër gola dhe hera e parë që fiton ndeshje me tri e më shumë gola epërsi, prej vitit 1930. Ndeshja e fundit mes tyre i takoi SHBA-së, 2:1.
Burimi:
Koha
