Irani dhe Shtetet e Bashkuara mbeten në konflikt mbi përpjekjet për marrëveshjen për t’i dhënë fund të përhershëm luftës në Gjirin Persik, i ka thënë të mërkurën () Reutersit një burim i lartë iranian. Kjo duke treguar se nuk ka pasur përparim në bisedimet për ripërtëritjen e marrëveshjes së përkohshme të dakorduar në qershor 2026 dhe për përcaktimin e një afati kohor për zbatimin e saj.
Komentet janë goditje e mëtejshme për shpresat për zgjidhje të shpejtë të krizës, pas sulmeve të së martës ndaj anijeve në rajon që rritën çmimet e naftës.
Me marrëveshjen e qershorit u shpall “ndërprerja e menjëhershme dhe e përhershme e operacioneve ushtarake në të gjitha frontet”, por shpejt u bë pikë e pesë, me presidentin amerikan, Donald Trump, që tha se ujdia “kishte marrë fund” më dhe Ministrinë e Jashtme të Iranit që e shpalli “të pezulluar” një javë më vonë.
SHBA-ja akuzon Iranin se nuk ka respektuar marrëveshjen sipas ujdisë për rihapjen e rrugës jetësore të anijeve të Ngushticës së Hormuzit. Teherani thotë se Uashingtoni ka shkelur zotimet e tij, duke përfshirë heqjen e bllokadës porteve iraniane dhe lirimin e aseteve të ngrira iraniane.
“Një nga çështjet që po diskutohet nëpërmjet ndërmjetësve është kthimi i SHBA-së në marrëveshjen e përkohshme dhe përcaktimi i një afati kohor për zbatimin e angazhimeve. Nuk ka pasur absolutisht asnjë përparim në këtë çështje”- ka thënë burimi iranian ekskluzivisht për Reutersin. Nuk ka pasur asnjë koment të menjëhershëm nga Uashingtoni.
Mijëra njerëz janë vrarë në konflikt, kryesisht në Iran dhe Liban, që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Iranit më . Irani ka goditur asetet dhe infrastrukturën e SHBA-së në rajon, duke përfshirë Omanin, Jordaninë, Kuvajtin, Izraelin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com
