Shpërndaje në: Qeveria në detyrë ka marrë pesë vendime lidhur me komisione të ndryshme. Në mbledhjen elektronike, sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, është vendosur për emërimin e Komisioneve të pranimit për sekretar në Ministrinë e Industrisë, për Komisioner për Gjuhët dhe për drejtor ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale.
Ndërkaq ka ndryshuar edhe përbërjen e Komisionit për vlerësimin e Sistemeve të Informacionit dhe Komunikimit me Rëndësi Strategjike. Në fund është vendosur që edhe komisionit për verifikimin e diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut, t’i vazhdohet mandati deri në shtator.
Burimi:
Koha
