Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

0%

Shpërndaje në: Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal dyshohej se vëllezërit mbanin edhe armë zjarri.

“Me datë , rreth orës , hetuesit e Drejtorisë së Hetimit të Trafikimit me Narkotik (DHTN), sektori në Prizren, nën asistimin e njësive tjera të Policisë nga Stacioni Policor I Prizrenit, kanë zbatuar urdhëresën për kontroll të befasishëm në një lokal–kafiteri në Prizren. Urdhëresa është lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Gjatë bastisjes në lokal ishte prezent i dyshuari D.P., 29 vjeç, dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë “SIG” me 9 fishekë, kurse sa i përket narkotikëve, nuk është gjetur asgjë. I dyshuari D.P. është intervistuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha