Përzgjedhësi i Bosnjës dhe Hercegovinës pas disfatës nga Zvicra: Rezultati është ndoshta shumë i thellë

0%

Përzgjedhësi i Bosnjës dhe Hercegovinës, Sergej Barbarez, ka vlerësuar se humbja 4:1 ndaj Zvicrës nuk pasqyron plotësisht atë që ndodhi në fushë, duke theksuar se skuadra e tij luajti shumë mirë deri në momentin e golit të parë të kundërshtarit.

Pas ndeshjes së xhiros së dytë të fazës së grupeve të Kampionatit Botëror, Barbarez u shpreh i zhgënjyer me rezultatin, por jo me paraqitjen e ekipit për pjesën më të madhe të takimit. “Rezultati është ndoshta shumë i thellë. Me një lojtar më pak duhej të përpiqeshim t’i kontrollonim më mirë disa situata. Dëshira dhe angazhimi i lojtarëve u panë qartë.

Për më shumë se 60 minuta luajtëm në nivel shumë të lartë dhe, sipas mendimit tim, ishim më të mirë se kundërshtari”, deklaroi Barbarez. Ai veçoi si moment kyç golin e parë të pësuar dhe më pas kartonin e kuq, që sipas tij ndryshuan rrjedhën e ndeshjes. “Golin e pësuam pas një gabimi, kur topi nuk u largua siç duhej nga zona. Më pas erdhi kartoni i kuq dhe gjithçka u bë më e vështirë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe skuadrat shumë më me përvojë kanë probleme në situata të tilla. Humbëm kontrollin në mesfushë, nuk kishim më kontaktin e duhur me kundërshtarin dhe pësuam edhe gola të tjerë ”, tha ai. Bosnja dhe Hercegovina tashmë e ka gjithë vëmendjen te ndeshja e fundit në grup kundër Katarit, e cila do të vendosë fatin e saj në garën botërore.

“E dimë kundër kujt luajmë dhe e dimë rëndësinë e asaj ndeshjeje. Do të përgatitemi maksimalisht dhe do të përpiqemi ta fitojmë atë takim” , përfundoi Barbarez.

Burimi: Bota Sot