Olmo “paralajmëron” Cucurella-n: Gabove që zgjodhe Realin

0%

Me transferimin në Madrid, Marc Cucurella ka shtangur edhe shokët e tij më të ngushtë në kombëtare. Në një intervistë të dhënë për “Sport” fantazisti i Barçës ka treguar se lajmi i tgransferimit të mëngjërashit në “Bernabeu” e ka shtangur pasi deri në atë moment ish-lojtari i Chelsea-t kishte mbajtur të fshehur gjithçka. “Askush nuk e priste. Marc mbajti gjithçka larg vëmendjes tonë.

Si ndihem për faktin se u transferua te rivalët tanë kryesor? Nëse ai është i lumtur atëherë edhe unë jam i lumtur sepse është shoku im” , tha 28-vjeçari. Mes të tjerash ai shpjegoi se ky vendim i 27-vhjeçarit për t;iu bashkuar Real-it do të ndikonte mjaftueshëm në karrierën e tij. “Tani Marc-ut i duhet që të vuajë në kampionat. Do të vuajë shumë përballë Yamal-it”, tha Olmo.

Burimi: Bota Sot