OIK rrit tarifën e anëtarësimit, mos pagesa sjell humbjen e licencës, infermierët shprehin pakënaqësi

0%

Rritja e tarifës së anëtarësimit në Odën e Infermierëve të Kosovës (OIK) ka ngjallur reagime. Nga muaji mars, anëtarët e OIK-ut janë të obliguar të paguajnë 3.50 euro në muaj, krahasuar me tarifën e mëparshme prej 0.83 euro.

Sipas vendimit të ri, të gjithë infermierët, pavarësisht nëse janë të punësuar apo jo, obligohen të paguajnë 3.50 euro në muaj për të ruajtur statusin e tyre si anëtarë të OIK-ut. Një infermiere, e cila ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me këtë vendim, tha se rritja e tarifës nga 0.83 euro në 3.50 euro është e papërballueshme.

“Çmimet e produkteve dhe shërbimeve janë rritur vazhdimisht, ndërsa pagat tona nuk po e përcjellin këtë ritëm. Kjo rritje është e krejtësisht e padrejtë ”, t ha ajo. Nga ana tjetër, Oda e Infermierëve ka bërë të ditur se moskryerja e pagesës së anëtarësisë për një periudhë prej gjashtë muajsh sjell pasoja serioze për anëtarët.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas njoftimit, mospërmbushja e këtij obligimi rezulton me përfundimin e anëtarësimit, fshirjen nga Regjistri i Anëtarëve dhe humbjen e të gjitha të drejtave që rrjedhin nga anëtarësia, përfshirë edhe të drejtën për licencë profesionale. Po ashtu, në rast të ri-anëtarësimit, anëtari obligohet të paguajë dyfishin e tarifës së regjistrimit.

OIK ka njoftuar se të gjithë anëtarët që nuk i kryejnë obligimet e anëtarësisë nuk do të mund të përfitojnë nga shërbimet dhe benefitet që ofron oda, përfshirë mbrojtjen ligjore, sigurimin jetësor dhe shëndetësor, Edukimin e Vazhdueshëm Profesional (EVP), si dhe programe të tjera të dedikuara për anëtarët aktivë.

E lidhur me këtë vendim në një përgjigje të OIK për Indeksonline thuhet se ndryshimi i tarifave është bërë në bazë të vendimit të Kuvendit të OIK-ut, organit më të lartë vendimmarrës të Odës. Sipas OIK me tarifat e reja sigurohet mbulueshmëri më e mirë e shërbimeve për anëtarët, përfshirë sigurimin jetësor dhe ofrimin e mbështetjes juridike përmes shërbimeve të avokatit.

Ndërsa thonë se nuk kanë pranuar asnjë ankesë nga infermierët, sa i përket rritjes së çmimit të anëtarësisë. “Sa i përket ankesave, deri më tani Oda nuk ka pranuar asnjë ankesë zyrtare lidhur me ndryshimin e tarifave të anëtarësisë.

Në bazë të Vendimit të Kuvendit të Odës së infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor të Kosovës, të datës , është përcaktuar mënyra e re e pagesës së anëtarësisë sipas kategorive të anëtarëve. Anëtarët e punësuar në sektorin publik paguajnë anëtarësinë në shumën prej 0.5% të pagës bruto përmes sistemit Payroll.

Anëtarët e papunë dhe të punësuarit në sektorin privat paguajnë 3 euro në muaj, ndërsa anëtarët me status pensioneri paguajnë 2 euro në muaj. Për këto kategori, pagesa realizohet në baza vjetore me parapagim” , thuhet në përgjigjen e OIK..

Burimi: Bota Sot